E enjte , 2 Prill 2020
Ballina / Maqedoni / Siljanovska Shteti është i lidhur me maqedonasit

Siljanovska Shteti është i lidhur me maqedonasit

Gordana Siljanovska, kandidatja për president e mbështetur nga VMRO DPMNE-ja, ka theksuar se maqedonasit nuk dorëzohen as kur dikush mundohet t’i gjunjëzojë, përkundrazi ata lartësohen më shumë, transmeton Alsat M.

Duke komentuar Marrëveshjen e Prespës, gjatë tubimit në këtë qytet ajo ka akuzuar kryeministrin Zaev se nuk ka bërë asgjë për qytetarët e Prespës, përveç Marrëveshjes së dëmshme sipas saj për emrin.

“Unë jam e bindur se Maqedonia do të jetë gjithçka që kemi, për shkak se ne nuk kemi zgjidhje tjetër, ne nuk kemi Maqedoni tjetër, nuk ekziston Republika e Maqedonisë së Jugut. Është qesharake të mendohet se nga territori e kemi emrin. Jo territori nuk është krijesë, nuk jep emër, emri është i lidhur me kombin, me njerëzit, me maqedonasit”, deklaroi Gordana Siljanovska, kandidate për presidente.

Check Also

DR. AZIZ BAJRAMI – MJEK SPECIALIST INFEKTOLOG INFEKTOHET NE DETYRE.

Shkruan DR. AZIZ BAJRAMI – MJEK SPECIALIST INFEKTOLOG ,, Vëllezër dhe motra , bashkëkombas , …

Lini një Përgjigje