E hënë , 6 Prill 2020
Ballina / Maqedoni / Votimi në diasporë: Dalja më e lartë në Bruksel, Pragë e Sarajevë

Votimi në diasporë: Dalja më e lartë në Bruksel, Pragë e Sarajevë

Votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka filluar sot në 32 përfaqësi diplomatike-konsullore, në 13 shtëpi përmirësuese ndëshkuese por dhe për personat e sëmurë. Nga KSHZ njoftojnë se në diasporë votojnë gjithsej 1,781 votues dhe se në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet, me përjashtim në SHBA dhe Kanada, të cilat do të hapen në ora 7 sipas kohës lokale. Deri në ora 10 dalja në diasporë është 7.71 %, transmeton Alsat M. 

Dalje më e madhe e votuesve regjistrohet në Bruksel, 16,33% në Pragë 14.58 %, në Sarajevë 25%. Si përfaqësi konsulare-diplomatike ku dalja është më e ulët mund të cekim Stokholmin ku dalja është 2.13%”-tha Admir Shabani, KSHZ.

Siç njoftojnë nga KSHZ votimi ka përfunduar në Kambera ku kanë votuar 49.05% e personave të paraqitur për votim dhe në Melburn 50%. Të drejtën e votës sot e shprehin edhe 1640 persona të burgosur ose që ndodhen në paraburgim në 13 shtëpitë përmirësuese ndëshkuese.

Të gjitha vendvotimet në shtëpitë përmirësuese dhe ndëshkuese janë hapur në ora 7 dhe atje votimi do të zgjas deri në orën 19. Deri në këto moment votimi është pa pengesa dhe pa probleme. I kemi të dhënat për dalje në mesatare në të gjitha shtëpitë përmirësuese ndëshkuese dhe ajo deri në këto momente është 30%”- pohoi Ljupka Guguçevska, KSHZ.

Gjatë ditës së sotme të drejtën e votës kanë mundësi ta shfrytëzojnë edhe shtatë persona të cilët janë të shpërngulur brenda vendit. Po ashtu sot në shtëpitë e tyre do të votojnë edhe 4.407 qytetarë të cilët janë paraqitur si të sëmurë ose të pafuqishëm dhe 12 persona të cilët janë në paraburgim shtëpiak. Për herë të parë kanë mundësi të votojnë edhe 71 qytetarë të cilët ndodhen në dy shtëpi të pleqve. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, KSHZ ka akredituar 3.381 vëzhgues vendas dhe 520 të huaj, 289 përkthyes dhe 60 gazetar të huaj. MË 1 maj kanë votuar edhe 258 qytetarë të cilët janë anëtar të këshillave zgjedhor të cilët po i realizojnë zgjedhjet në përfaqësitë konsullore diplomatike. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 77.51%

Check Also

Profesori univerzitar Maliqi-Votimi poshtërues!

ASNJËHERË NUK KAM BESUAR PËR KËSO VOTIMI POSHTRUES TË DEPUTETEVE TE PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË …