E hënë , 6 Prill 2020
Ballina / Rajoni / Shqipëri / PS mbledh 55 firma për shkarkimin e Ilir Metës, kërkesa depozitohet nesër

PS mbledh 55 firma për shkarkimin e Ilir Metës, kërkesa depozitohet nesër

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Grupi Parlamentar i Partisë Socialite ka mbledhur 55 firma për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Për kërkesën e shkarkimit mjaftojnë 35 firma që ajo të depozitohet në Parlament, por socialistëve u janë bashkuar edhe disa deputetë që kanë marrë mandatet pas largimit të PD dhe LSI.

Gazetari Veliu tha se kjo kërkesë pritet të depozitohet në Parlament gjatë paradites së nesërme.

Sot në Parlament u miratua me 100 vota rezoluta ku dënohej vendimi i Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Për shkarkimin e Ilir Metës si president duhen 94 vota, por miratimi i rezolutës nga 100 deputetë tregoi sot se Edi Rama i ka votat për të larguar nga zyra më e lartë e shtetit personin që dërgoi aty dy vite më parë.

Check Also

Shqipëria mori zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur …