E hënë , 17 Shkurt 2020
Ballina / Pakategori / Nëna braktis vajzën e dhunuar, kërcënon Fiks Fare: Duam florinjtë

Nëna braktis vajzën e dhunuar, kërcënon Fiks Fare: Duam florinjtë

Trondit sërish nëna e vajzës së dhunuar me veprimet e saj. Telefonon në redaksinë e Fiks Fare duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

“Mbajeni vajzën , dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.
Familjarët, pas gjithë kësaj historie incesti e braktisin duke mbështetur babain monstër.

Në të gjitha telefonatat dhe mesazhet drejtuar stafit të Fiks Fare, nëna dhe vëllai i vajzës 18 vjeçare nuk dënojnë veprimet e babait, por kërkojnë të vënë nderin në vend me anë të kërcënimeve kundrejt Fiks Fare dhe dukë bërë hasha viktimën e vetme, vajzën e abuzuar.

Ne vend që të falënderojnë gazetarët që shpëtuan vajzën dhe motrën e tyre nga babai kafshëror, tregohen burra zamani me mesazhe force.
Fiksi ka bërë detyrën e tij dhe është në krah të vajzës së përdhunuar, ndërsa familja del në krah të babait monstër.

Fiks Fare do të vazhdojë misionin e tij pa u ndikuar nga mesazhet kërcënuese të familjes, duke i mundësuar 18 vjeçares një realitet tjetër, larg dhunës seksuale.

Check Also

Real Madridi mezi barazon kundër inferiorëve të Club Brugge

Real Madridi mezi ka arritur sonte një barazim kundër një klubi të vogël si Club …