E enjte , 6 Gusht 2020

BILETAT FALAS PËR TAKIMIN FC SHKUPI- FC PYUNIK!

Kryesia e klubit ka vendosur që t’ua lehtësojë të gjithë atyre që dëshirojnë të ndjekin nga afër takimin e kthimit të raundit të parë eliminatorë në Liga Evropa ndërmjet Shkupit dhe Pyunikut. Ju njoftojmë se të gjithë të interesuarit për këtë ndeshje, do të mund të pajisen me bileta falas.

Në situatë kur jemi afër kualifkimit për në raundin e dytë dhe na duhet vetëm ta vulosim këtë në ndeshjen e kthimit, Shkupi dhe lojtarët tanë kanë nevojë për mbështetje maksimale dhe për të njejtën ftojmë të gjithë që të vijnë në stadium për të na përkrahur në ndeshjen e dytë ndaj armeneve.

Biletat falas do të jepen në pikëshitjen para stadiumit të Çairi, ndërsa ditëve në vijim do të ketë edhe në lokacione tjera, për të cilën do t’iu njoftojmë.

Ndeshja Shkupi-Pyuniku luhet të enjten në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:30.

Check Also

MPB: Brenda 24 orëve janë izoluar 702 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin …