E enjte , 2 Korrik 2020

EKSKLUZIVE / Brenda shtëpisë 20 milionë $ të Fatmir Hysenbelliut (FOTO + VIDEO)

“RevistaWHO.Com” hyn për herë të parë brenda shtëpisë së milionerit shqiptar, Fatmir Hysenbelliu. I bërë fillimisht i njohur si futbollist dhe pastaj prej jetës së luksit që bën si trashëgimtar i një pasurie milionëshe, Fatmir ose Oni Hysenbelliu siç e njohin shumë, ka marrë tanimë drejtimin e disa prej kompanive të të atit. Çka do të thotë se jetën e luksin e ka të justifikuar tashmë për aq kohë sa është vënë në shërbim të bizneseve të tij me kohë të plotë.
Megjithatë Oni është i vetëdijshëm që shumë do ta gjykojnë për atë që zotëron, apo për faktin që i shfaq të mirat që i ka siguruar i ati. Gjë që sidoqoftë nuk e ka penguar të ndajë me ndjekësit e tij stilin e vet të jetesës. Kjo kopertinë ka disa kohë që mendohet, si pikënisja e një cikli me personazhe të njohur, të cilët do të ndajnë në “WHO” hapësirat e tyre private.

Check Also

Reagon Ceca, i ka mbetur hatri pas ndalimit të këngëve të saj në RTSH

Transmetimi i këngëve të këngëtares serbe Ceca në RTSh, ka shkaktuar mjaft debat. Autoriteti i …