E hënë , 17 Shkurt 2020
Ballina / Sport / ‘Sky Sports’: Kosova, Brazili i Ballkanit

‘Sky Sports’: Kosova, Brazili i Ballkanit

“Sky Sports” ka shkruar për Kosovën në ditën e ndeshjes kundër Anglisë.

Anglia do ta mirëpresë sonte Kosovën në “St Mary’s” në Southampton në ballafaqimin e tyre në eliminatoret e Euro 2020.

Mediat angleze janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë skuadrës sonë para duelit sonte me fillim nga ora 20:45.

“Sky Sports” i ka kushtuar një profil Kosovës duke e përshkruar si: Brazili i Ballkanit, transmeton lajmi.net.

Ata po ashtu kanë shkuar për rrugëtimin e Kosovës drejt ndërkombëtarizimit të futbollit si dhe udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes, transmeton lajmi.net.“Sky Sports” gjithashtu ka veçuar futbollistë si Bernard Celina e Arijanet Muriq që luajnë në futbollin anglez, pa e harruar edhe Vedat Muriqin i cili ka shfaqur formë të shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit.


Check Also

Liverpooli i pafat, City fiton në ruletën e penalltive në Communty Shield

Manchester City fiton trofeun e parë sezonal Angli, pikërisht Communty Shield, pasi mposhti në ruletën …