E hënë , 17 Shkurt 2020
Ballina / Sport / Shkupi dhe Çairi nuk njohin kampion

Shkupi dhe Çairi nuk njohin kampion

Shkupi dhe Çairi nuk njohin kampion. Ekipi ka marrë fitore të rëndësishme dhe tre pikë përballë Shkëndijës në xhiron e 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke fituar me rezultat 2:0 në stadiumin e Çairit. Dy golat e fitores për skuadrën tonë i shënoi Marin Jurina, duke i mundësuar trajnerit Qatip Osmani debutim me triumf përballë ish-skuadrës së tij.

Ndeshjen e nisëm mirë, ku në fillim kishim iniciativën dhe krijuam disa raste, ndërsa dy tentimet e para i kishte sulmuesi Marin Jurina, por që nuk arriti që ti finalizojë. Në minutën e 25-të pas një starti të Krivanjevës ndaj Zhuniorit, mysafirët fitojnë penallti, ndërsa Besart Ibraimi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, duke lënë që rezultati të mbetet 0:0. Deri në fund të pjesës së parë, kishim edhe një rast me Jurinën, ndërsa nga ana tjetër mysafirët u kanosën me Alimin, por Thulio ishte në krye të detyrës.

Në pjesën e dytë, vazhduam me të njejtin ritëm, ndërsa në minutën e 69-të, Marin Jurina solli eufori në Çair, duke shënuar për epërsi 1:0. Pas golit, tetovarët tentuan përmes Radeskit, mirëpo ekipi rezultoi mirë të mbrohej dhe me kundërsulme tentonim golin, ndërsa ai do të vinte në të 85-tën, sërish me të njejtin autor Marin Jurina që realizoi për 2:0 në të mirë të Shkupit. Deri në fund, kontrolluam lojën mirë në fushë, duke dalë me fitore dhe tre pikë shumë të vlefshme nga kjo përballje.

Ndeshjen e radhës në kampionat, ekipi e luan në transfertë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.

Check Also

Liverpooli i pafat, City fiton në ruletën e penalltive në Communty Shield

Manchester City fiton trofeun e parë sezonal Angli, pikërisht Communty Shield, pasi mposhti në ruletën …