E enjte , 2 Korrik 2020

Administrata në Maqedoninë e Veriut këtë muaj merrë rrogat më të larta

Të punësuarit në administratën publike këtë muaj do të marrin rrogat e shtatorit, më të larta për 5% nga e deritanishmja. Kjo bëhet e ditur nga partia në pushtet LSDM, e cila theksoi se rroga sipas afatit të paraparë do të paguhet deri më 15 tetor. Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska theksoi se kjo rritje bëhet për përmirësimin e standardit jetësor dhe se Qeveria do të vazhdojë me trendin e rritjes së rrogave. “Për dallim nga VMRO-DPMNE që paratë i harxhonin për barok dhe stiropor, LSDM përkujdeset për qytetarët dhe siguron mjete për përmirësimin e standardit të tyre jetësor. Nga viti i kaluar deri më sot janë rritur rrogat për 10% për motrat medicinal dhe 15% për mjekët specialistë. Janë rritur rrogat në arsim, janë siguruar mjete për 12 mijë punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara”, theksoi Shahpaska. Sipas saj, VMRO-DPMNE po përhapë lajme të rrejshme lidhur me rrogat, gjoja se ato nuk po paguhen me rregull dhe në kohë. (INA)

Check Also

MPB: Brenda 24 orëve janë izoluar 702 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin …