E hënë , 17 Shkurt 2020
Ballina / Maqedoni / Zaev nisi takimet për koalicionin e madh, pritet përfshirja e partive shqiptare

Zaev nisi takimet për koalicionin e madh, pritet përfshirja e partive shqiptare

“Ky është fillim i formimit të koalicionit më të madh në historinë e pavarësisë e deri më sot, i cili do të dalë në zgjedhje dhe do të ofrojë program që mundëson vazhdim të progresit dhe procesit të integrimeve. Në virgjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ky është takimi i parë me të gjithë partnerët e koalicionit të LSDM-së të cilët në mënyrë aktive merr pjesë ndërtimin dhe realizimin e masave dhe politikave që janë në interes ë qytetarëve. Atë që deri tani e kemi realizuar hasi në mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe nga subjekte të tjera politike”, ka deklaruar Zaev në takim.

Partnerët e koalicionit, siç njoftojnë nga LSDM, bashkërisht kanë konkluduar se bashkëpunimi i deritanishëm në pjesën e realizimit të përcaktimeve programore është i suksesshëm. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ditë më parë theksoi se partia që ai drejton është e gatshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garojë në koalicion edhe me partitë shqiptare. Ai tha se për këtë qëllim fillimisht bisedojnë me BDI-në, por dy partitë tjera që janë pjesë e Qeverisë Alternativën dhe PDSH-në. Zaev tha se është i hapur për bashkëpunim edhe me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët.

Check Also

Policia mbrëmë prángosi një person të njohur të afërt me Zaevin

Portali Lider ka shkruar se policia në Shkup mbrëmë ndaloi Nafi A, person i kërkuar …