E martë , 7 Korrik 2020

Zaev: Po kryhet terror ndaj deputetëve që të mos votohet për Ligjin për Prokurori Publike

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe deputetët e kësaj partie po kryejnë trysni ndaj deputetëve të tjerë që të mos votojnë për Ligjin për Prokurori Publike,

Ai thotë se kur Qeveria e ka dërguar në procedurë kuvendore ai ka pasur 80 deputetë – përkrahës të ligjit, por se prej atëherë kanë ndodhur trysni dhe kërcënime ndaj deputetëve. Nëse për ligjin do të sigurohet shumicë prej dy të tretave, Zaev theksoi se do të dihet kur të votohet për atë.

“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, një pjesë edhe ish deputetë, kryesisht të dyshuar ose të akuzuar, kryejnë trysni ndaj deputetëve. Më kanë dhënë fjalë 80 deputetëve se do ta përkrahin dhe për atë ligji do të lëshohet. Më kanë dhënë fjalë, por ajo që po ndodh është dramë e vërtetë”, tha Zaev.

Ai shtoi se trysnia që po kryhet ndaj deputetëve është dhjetë herë më e madhe nga ajo që është kryer për ndryshimet kushtetuese.

Check Also

MPB: Brenda 24 orëve janë izoluar 702 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin …