E hënë , 6 Prill 2020
Ballina / Bota / Tramp ju bëri thirrje afganëve ta shfrytëzojnë shansin për arritjen e paqes

Tramp ju bëri thirrje afganëve ta shfrytëzojnë shansin për arritjen e paqes

Uashington, 29 shkurt – Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë ju bëri thirrje afganëve “ta shfrytëzojnë shansin dhe të arrijnë paqe”, në vigjilje të nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes në Katar midis SHBA-së dhe kryengritësve talebanë, njoftuan mediat amerikane.

“Ju bëjmë thirrje afganëve ta shfrytëzojnë shansin për arritjen e paqes”, tha Tramp dhe shtoi se në nënshkrimin e dokumentit do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë amerikane, Majk Pompeo.

Tramp tha se edhe nëse talebanët dhe Qeveria afgane i plotësojnë obligimet e tyre dhe nisen drejt përfundimit final të përleshjes, do të plotësohen kushtet për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga vendi.

Check Also

Edi Rama uron për Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në orët e para të mëngjesit ka uruar për 12-vjetorin e …