E hënë , 6 Prill 2020
Ballina / Rajoni / Kosovë / Nesër mund të ketë takim Thaçi – Vuçiq në Uashington

Nesër mund të ketë takim Thaçi – Vuçiq në Uashington

Nesër në Uashington mund të ketë një takim ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij nga Kosova Hashim Thaçi.

Lidhur me këtë, Vuçiq u ka thënë gazetarëve se ai i është mirënjohës si Grenellit ashtu edhe Palmeritpër ndershmërinë e tyre dhe për insistimin e fortë që taksa të hiqet, si dhe për mospërkrahjen e qëllimit të Albin Kurtit për të hequr pjesërisht tarifat, raporton RTS, përcjell Klan Kosova.

“Nuk e kam problem të takohem me Thaçin dhe Kurtin në panele, por nuk do të ketë diskutime për çështje thelbësore dhe të statusit derisa të hiqet taksa”, tha Vuçiq duke shtuar se përndryshe mund të diskutohen vetëm çështje teknike.

I pyetur nëse do të takohet me Hashim Thaçin, i cili është gjithashtu në SHBA, Vuçiq tha se nuk e di ende.

“Unë nuk kam asgjë kundër takimit, por unë jam duke pritur për rezultatet sa i përket taksës”, tha Vuçiq duke kujtuar se ai gjithashtu u takua me Thaçin dhe Kurtin në Mynih.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet për vizitë në Uashington, ku është takuar me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, si dhe ka vizituar selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prit nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha, dhe nga anëtarët e kësaj shoqate.

Check Also

Thaçi thirrje Sirisë e Rusisë t’i ndalin sulmet ndaj ushtarëve turq, pasi vdiqen 33 prej tyre

Prishtinë, 28 shkurt – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin ndaj forcave ushtarake …