E martë , 7 Prill 2020
Ballina / Maqedoni / Shkon në shtatë numri i të prekurve nga koronavirusi

Shkon në shtatë numri i të prekurve nga koronavirusi

Shtatë raste të të sëmurëve nga koronavirusi janë regjistruar në vendin tonë, pasi dje prani e Kovid-19 ishte regjistruar te drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska, ndërsa më vonë Ministria e Shëndetësisë informoi se prej tetë pacientëve të testuar dje pasdite, tre anëtarët e familjes së bashkëshortëve nga rajoni i Dibrës janë pozitivë.

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska, e cila para një jave ishte kthyer nga Italia, nuk ishte paraqitur në shërbimet shëndetësore, në ditët e kaluara kishte shkuar në punë, ndërsa gjatë fundjavës madje kishte mbajtur ligjëratë shkencore për dermatovenerologë në të cilën kishin marrë pjesë 103 persona prej të cilëve një pjesë ishin kthyer në Klinikë.

“Në izolim shtëpiak janë 64 punëtorë medicinalë nga Klinika për Sëmundje të Lëkurës dhe 24 pacientë prej të cilëve 11 pacientë të cilët janë hospitalizuar në Klinikë, ndërsa 13 pacientë janë trajtuar gjatë javës së kaluar në spitalin ditor. Klinika do të jetë e mbyllur 14 ditë, ndërsa drejtoresha do të suspendohet, sepse nuk ishte paraqitur te shërbimet se ishte kthyer nga Italia. Priten rezultatet nga testimi i koronavirusit për tetë persona, të cilët nuk kanë lidhje me drejtoreshën e sëmurë”, theksoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Check Also

Profesori univerzitar Maliqi-Votimi poshtërues!

ASNJËHERË NUK KAM BESUAR PËR KËSO VOTIMI POSHTRUES TË DEPUTETEVE TE PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË …