E martë , 7 Korrik 2020

LIDERËT PARTIAKË SOT NË KOORDINIM TEK SPASOVSKI

Shkup, 12 mars – Liderët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, BESA-s, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës sot në orën 13:00, siç paralajmëruan nga Qeveria do të kenë koordinim me kryeministrin Oliver Spasovski liodhur me realizimin e masave qeveritare për përballje me koronavirusin, njofton KOHA.

Liderët: Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Menduh Thaçi, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim, ndërsa ata me vete do të kenë edhe një përfaqësues partiak.

Partitë politike deri sot në mesnatë duhet t’i dorëzojnë listat zgjedhore për gjashtë njësi zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare , të cilat duhet të mbahen më 12 prill, në pajtim me afatin, të cilin e publikoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor për aktivitetet në prag të zgjedhjeve.

Check Also

MPB: Brenda 24 orëve janë izoluar 702 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin …