E hënë , 6 Prill 2020
Ballina / Maqedoni / Në mesnatë partitë dorëzuan listat për deputetë, fushata nis më 23 mars

Në mesnatë partitë dorëzuan listat për deputetë, fushata nis më 23 mars

Mbrëmë në mesnatë përfundoi afati që partitë të dorëzojnë listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill. Shumica e partive kanë bërë publike listat e tyre, përcjell INA.

LSDM-ja ka lista të përbashkëta me Lëvizjen Besa dhe 20 parti të tjera më të vogla. Edhe partia opozitare VMRO-DPMNE po ashtu i ka publikuar listat për deputetë, brenda të cilëve ka kandidatë edhe nga 20 parti të tjera të koalicionit tradicional. BDI me 120 kandidatët e saj në 6 njësi zgjedhore do të dalë e vetme në zgjedhje, pa ndonjë koalicion. Njëjtë edhe PDSH-ja. Mbrëmë vonë edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa mbrëmë vonë ka dorëzuar listat për deputetë. Në zgjedhje do të marrin pjesë edhe parti tjera dhe koalicione më të vogla.

Check Also

Profesori univerzitar Maliqi-Votimi poshtërues!

ASNJËHERË NUK KAM BESUAR PËR KËSO VOTIMI POSHTRUES TË DEPUTETEVE TE PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË …