E hënë , 6 Prill 2020
Ballina / Maqedoni / DR. AZIZ BAJRAMI – MJEK SPECIALIST INFEKTOLOG INFEKTOHET NE DETYRE.

DR. AZIZ BAJRAMI – MJEK SPECIALIST INFEKTOLOG INFEKTOHET NE DETYRE.

Shkruan DR. AZIZ BAJRAMI – MJEK SPECIALIST INFEKTOLOG
,, Vëllezër dhe motra , bashkëkombas , qytetarë të nderuar , unë jam AZIZ BAJRAMI mjek specialist infektolog pranë repartit infektiv në spitalin e Kumanovës . Deshta të ju drejtohem të gjithëve , por në veçanti atyre që momenteve të fundit më telefonojnë . Në pamundësi të u përgjigjem të gjithëve , po e bëjë këtë në mënyrë publike . Sot pas testit për covid19 , rezultova pozitiv , pa simptoma , dhe sipas protokollit për mbrojtje jam karantinuar në shtëpi . Shfrytëzoj rastin që të apeloj tek të gjithë ju , që të rrespektoni rekomandimet e autoriteteve .Mosrespektimi i rregullave tashmë të njohura , nuk I ndihmon personelit spitalor I cili përballet çdo ditë me këtë armik të padukshëm , por nuk ju ndihmon as juve . Nuk është rasti për panik , kemi të bëjmë me një virus të panjohur të cilit duhet t’ia kontrollojmë përhapjen , në mënyrë që sistemi dhe strukturat shëndetësore të mund të I përballojnë një fluksi eventual të pacientëve . Mos dilni , rrespektoni distancën mes jush , izoloni pleqt baballarët dhe gjyshërit tek të cilët virusi mund të jet më i rrezikshëm . Ne mjekët kërkojmë këtë nga ju , në mënyrë qëtë mund t’ju ofrojmë shërbimin secilit që ka nevojë , si dhe ta kalojmë sa me më pak pasoja të mundshme . ZOTI NA BEKOFTË TË GJITHËVE ME TË MIRAT E TIJ ‘’

Check Also

Profesori univerzitar Maliqi-Votimi poshtërues!

ASNJËHERË NUK KAM BESUAR PËR KËSO VOTIMI POSHTRUES TË DEPUTETEVE TE PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË …