E mërkurë , 3 Qershor 2020

Piktori i ri Driton Ferati ju paraqet Skenderbeun!

Në rrjetin social facebook Driton Ferati ka postuar një video interesante nga pikturimi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe special e intervistuam për portalin Informohu .

-Kush është Driton Ferati ?

Driton Ferati është i lindur në Kumanovë,ku shkollën fillore e kam kryer në fshatin tim Opajë ku dhe jetojë.Shkollën e Mesme Gjimnazin kam përfunduar në Kumanovë,më pas kam vazhduar Fakulltetin në Tetovë,drejtimin e Kriminaliatikës. Por pasioni ndaj artit ishte si i vogël,kur dhe vetë kuptova talentin se kisha prirje në atë drejtim,por ajo që më bëri të mirem me art janë lavdratat e shoqërisë dhe mësimdhënësve që i shfaqesha unë me punimet e mia.

Cilat stile të pikturimit i pëlqeni Driton?

Unë i pëlqej të gjitha pikturat nuk është se bëj dallim në ato,por çdo piktor i ka veçorit e tij të pëlqimit. Mua më shumë më pëlqejnë pikturat që kanë të bëjnë me Natyrën dhe gjithçka rreth saj,Shpezët,Kafshët,Portretet etj… Por ju bëj ballë gjitha llojeve që kanë të bëjnë me Pikturën. – Çdo Pikturë që filloj ta bëj normalisht që niset me dëshirë dhe emicion,dhe sapo ta fillosh,fillon ta mendosh fundin e saj se si do të duket për syrin tim që e bëj po ashtu dhe të shikuesve që e shohin. Pikturat më emocionuese janë kur kam bërë Heronjet tanë të cilët u flijuan për atdhe,Sikur Portreti i fundit që bëra Gjergj Kastriot Skënderbeun ishte një emocion ndryshe nga Pikturat e tjera edhe pse puna ishte e njejta si të tjerat,mirpo për për personin në fjalë ishin emocionet e mëdha…

Check Also

Lagja e Trimave – 9 Maji 2015 (fotogaleri)

Never forget Pesë vite nga luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në …