E enjte , 6 Gusht 2020

Bombë nga Taravari: Ali Ahmeti ka insistuar te Zaevi të quhemi “20 për qind” e jo shqiptarë!

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka lëshuar sonte një bombë në emisionin “Click Plus” në Tv 21. Ai për herë të parë ka zbuluar se ka qenë lideri i BDI-së që ka penguar heqjen e 20 % për shqiptarët në Maqedoni.

“Gjatë bisedimeve me Zoran Zaevin ai na ka treguar se ka qenë Ali Ahmeti që e ka kushtëzuar të mos hiqet 20 përqindëshi për shqiptarët. Edhe pse pretendonim për shtet të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, Ahmeti e kishte bërë këtë”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se këtë do ta përmirësojmë pas 12 prillit me ndryshimin që do vijë ku do të kemi “Shtet për të gjithë”.

Check Also

MPB: Brenda 24 orëve janë izoluar 702 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin …