E mërkurë , 3 Qershor 2020

Mister -si u vra kryearkitekti i Prishtinës në vitin 2000

email sharing button
sharethis sharing button

Me datë 11 shtator të vitit 2000 u vra arkitekti Rexhep Luci.

Rexhep Luci ishte Drejtor i Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Rindërtimit dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës dhe arkitekt i cili u vra menjëherë pas luftës, për kundërshtimin e ndërtimeve ilegale në Prishtinën e pas-luftës. Ende thuhet se vrasja ishte e llojit mafioz dhe u planifikua për shumë kohë.

Ai u vra me gjashtë plumba pas shpine derisa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë. Në kohën e vrasjes së tij, departamenti i tij ishte në proces të shkatërrimit të një kompleksi hotelierik ilegal.

Luci kishte punuar për 30 vjet në urbanizmin e Prishtinës duke i dhënë qytetit pamjen e tij moderne.

Source-kultplus

Check Also

Lagja e Trimave – 9 Maji 2015 (fotogaleri)

Never forget Pesë vite nga luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në …