E mërkurë , 3 Qershor 2020

Specialisti Muhamed Kamberi me këshilla mjekësore për Kovid 19

Të dashur bashkëqytetarë dhe pacientë të mi,
Ndiej nevojën të ju drejtohem për herë të fundit, sepse unë jam pjesë e juaj, por vazhdoj të shoh që hamendeni se ky virus është shaka dhe se shkakton një ftohje të lehtë…
Edhe pse jeni të lënë që vet të kujdeseni për veten tuaj me vendimet tuaja, unë do t’ju kërkoj që:

  1. Mundohuni të mbani kontakte në minimum dhe vetëm për nevoja urgjente, me kusht që ju dhe ata rreth jush të mbroheni me maska, duke mbajtur një distancë fizike prej 2 metrash në ambiente të mbyllura (tregje dhe vende të tjera industriale);
  2. Praktikoni vizita në natyrë dhe pa grupime, dhe mbani një distancë të sigurt!;
  3. Njerëzit e moshuar me një numër sëmundjesh të tjera vdesin nga kjo sëmundje, por edhe njerëzit më të rinj!;
  4. Praktikoni dietë (ushqim të shëndetshëm) dhe ushtrime të përditshme në shtëpi (orbitrek) ose jashtë në një distancë të sigurtë;
  5. Nëse ndonjërit prej jush i ndodhë të rezulton pozitiv në lidhje me SARS-CoV-2, uluni dhe ndaloni disa minuta për të menduar me kujdes dhe shkruani ku keni qenë dhe me kë keni qenë në kontakt gjatë javës së kaluar, dhe lajmërone atë në sherbimet epidemiologjike!;
  6. Shmangni tregjet dhe dyqanet ushqimore ku punonjësit me maska nuk i mbulojnë hundën dhe gojën;
  7. Respektoni natyrën!;
  8. Askush nuk do t’ju mbrojë nëse nuk kujdeseni për veten tuaj;
  9. Mos bini për teori konspirative dhe biseda të ëmbla nga njerëz që nuk ndjekin shkencën, vetëm shkenca mund të na nxjerrë nga kjo rrëmujë!;
  10. Virusi transmetohet përmes mikro dhe makro aerokapsulave që prodhohen gjatë të folurit ose të qeshurave me zë të lartë dhe natyrisht kur teshtitni dhe kolliteni nga cilido që është i infektuar dhe është në afërsi tuaj, dhe më pas bie (sedimenton) në dysheme në 10-15 minuta;
  11. Lani duart tuaja për të paktën 20 sekonda, gjithmonë para se të prekni hundën ose gojën, pasi të ktheheni nga tregu, dhe kur jeni në një treg të mbyllur mos prekni maskën nga ana e përparme!
  12. Mos harroni se të paktën 50% e të infektuarve nuk kanë fare simptoma, dhe mund të jetë çdokush rreth nesh dhe në të njëjtën kohë ta transmetojë infeksionin tek një mik i ngushtë, babai, nëna dhe të afërmit e tjerë!;
  13. Ky virus është një virus i sapo identifikuar për të cilin popullata jonë nuk ka fituar më parë imunitet dhe ende po punohet për të zbuluar të gjitha sekretet e saj;
  14. MË E RËNDËSISHME: Mos kini frikë nëse i respektoni dhe praktikoni të gjitha këto!;
  15. Bota dhe komuniteti shkencorë po punojnë shumë për të gjetur një vaksinë ose kurë, thjesht duhet të jemi të zgjuar dhe ta kapërcejmë atë me durim dhe këmbëngulje, me një organizim dhe disiplinë të shkëlqyer ushtarake! Qofshi gjallë dhe mirë!

Check Also

Reagojnë familjarët e pacientes kumanovare: Vdiq nga zemra, jo nga Korona

Familjarët e kumanovares së ndjer nga COVID-19 për Tv Telma kanë deklaruar se ajo asnjëherë …