E enjte , 2 Korrik 2020

Doktori i shkencave Avni Avdiu-të dorëhiqet kreu i BFI

KËRKOJ DORËHEQJEN E SULEJMAN REXHEPIT

Si qytetar i besimit islam shpreh indinjatën time të thellë për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë [V], konkretisht të kreut të saj. Gjykuar nga informacionet në medie, reflektimet dhe komentet e opinionit, konsideroj se ky Institucion ka devalvuar skajshmërisht, ka degraduar tej mase profesionin dhe misionin e hoxhës dhe e ka njollosur imazhin e muslimanëve në gjithë vendin.
Pikërisht për këtë, kërkoj DORËHEQJEN e ‘reisit’ Sulejman Rexhepi.
Lus hoxhallarët dhe të gjithë besimtarët në përgjithësi që të bëjnë gjithçka është e mundur e me të gjitha mjetet dhe rrugët legjitime {përfshirë peticionin online} për t’u arritur kjo DORËHEQJE, sa më parë të jetë e mundur.

Check Also

MPB: Brenda 24 orëve janë izoluar 702 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin …