E enjte , 6 Gusht 2020

Zaev: Marrëveshja e Prespës ja vlejti sepse u bëmë anëtare e NATO-s dhe na afroi me BE-në

Shkup, 17 qershor – Sot kalojnë saktë dy vite pasi e nënshkruam Marrëveshjen e Prespës. Sot lirisht mund të themi – JA VLEJTI!, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ja vlejti, theksoi Zaevi, sepse u bëmë anëtare e plotfuqishme e aleancës më të fuqishme ushtarake-politike në botë – NATO. Ulemi në tavolinën e njëjtë, krah për krah me më të suksesshmit, më të zhvilluarit dhe më të fuqishmit. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është siguruar, ndërsa kufijtë janë të sigurt përgjithmonë.

Check Also

MPB: Brenda 24 orëve janë izoluar 702 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin …