E enjte , 6 Gusht 2020

Lajmi i fundit: 9 vite burg për Boki 13 dhe 7 vite burg për Katica Janevën

Para pak çastesh sapo u mor vendimi për dënimin e dy të akuzuarve në rastin “Reket” Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva, informon Zhurnal.

I pari akuzohet për marje të rryshfetit prej 1.5 milion euro ndërsa e dyta keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndikim në procedurë penale.

Bojan Jovanovski nën kushte të pandemisë erdhi në gjykatë i mbuluar me maskë (vizir) dhe doreza, ndërsa e akuzuara tjetër Katica Janeva kishte kërkuar të mos dërgohet në gjykatë për ta dëgjuar aktvendimin për arsye siç ka cekur, familjare dhe shëndetësore.

Gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska gjatë seancës theksoi se Katica Janeva në vendin tonë ishte shpresë për sistemin e drejtësisë se e njejta do të sjellë drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët por ja që e njejta doli krejtësisht ndryshe.

Gjykatësja tha se kjo lëndë ka dëmtuar rëndë sistemin gjyqësor në Maqedoni dhe ka shuar shpresat e qytetarëve për drejtësi.

Për veprat e tyre, Bojan Jovanovski u dënua me nëntë vite burg gjithsej, ndërsa e akuzuara tjetër Katica Janeva është dënuar me shtatë vite burg,

Check Also

MPB: Brenda 24 orëve janë izoluar 702 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin …