E enjte , 6 Gusht 2020

Këtë fundjavë do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, pa teste dhe karantinë

Shkup, 19 qershor – Gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht për kalimin e lirë të qytetarëve pa teste dhe izolim, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë mund të merret në fillim të javës së ardhshme, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Hapja e kufijve është diçka që kërkon koordinim rajonal të të gjitha vendeve në rajon. Vlerësimi është se të gjithë kemi rrezik të ngjashëm apo të njëjtë epidemiologjik, karakteristika të njëjta gjatë valës së parë dhe karakteristika të njëjta lidhur me intensitetin, vetëm se në jemi të parët që reaguam. Por, shumë është me rëndësi të kemi koordinim që të ndiqen të gjitha kontaktet nëse nevojitet. Ne do të bisedojmë për hapjen e kufijve gjatë fundjavës dhe vendim do të marrim në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Filipçe për TV 21.

Me hapjen e kufije në tërë rajonin, tha ministri, karantinat e humbin kuptimin për shkak se më do të ketë kalim të lirë të qytetarëve, të automjeteve, e tjerë.

Check Also

Lajmi i fundit: 9 vite burg për Boki 13 dhe 7 vite burg për Katica Janevën

Para pak çastesh sapo u mor vendimi për dënimin e dy të akuzuarve në rastin …